31 Janari është dita e fundit në të cilën të gjitha ekipet kanë mundësi të federojnë lojtarët e rinj të cilët i kanë afruar në merkaton e dimrit. Ndryshime ka patur thuajse në çdo skuadër të katëgorisë së parë, ku ekipet kanë plotësuar apo përforcuar repartet që e kanë patur të nevojshme për lojtarë të rinj. Trajneri i ekipit të Burrelit, Ditmar Bicaj tha se edhe ekipi që ai drejton është përfshirë në merkaton e dimrit, ku të paktën tre futbollist janë bërë pjesë zyrtarisht, ndërsa pritet që deri në limitet e afatit të zyrtarizohet edhe një lojtar tjetër që ka luajtur me ekipe të Kosovës. Për teknikun matjan, Ditmar Bicaj, fokusi mbetet kampionati dhe se me këto afrime, skuadra është më e kompletuar dhe më e sigurtë në hapat e saj përballë çdo kundërshtari.

Nëse nuk do të ketë shtyerje afati për federimet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ekipet duhet të dorëzojnë emrat për federim deri në orën 12 të natës së sotme.