Mbyllet “Kampi veror” në Klos, Hoxha: Aktivitetet kulturore nuk do t’i mungojnë Klosit

Share

Fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Tahir Hoxha” në Klos, por jo vetëm, u bënë pjesë e “Kampit Veror” që zgjati plot një javë. Mbrëmjen e së premtes kampi bërë mbylljen e tij në një aktivtet final të zhvilluar në qendër të qytetit të Klosit. Mbrëmja e djeshme u shoqërua lojëra të ndryshme si dhe kërcime me tinguj të muzikës. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha tha se aktiviteti ka synuar angazhimin e fëmijëve që kohën e lira ta kalojnë sëbashku, duke u argëtuar. Po ashtu, ai premtoi se aktivitetet kulturore do të zhvillohen në vijimësi jo vetëm për fëmijët apo moshën e tretë, por edhe për të rinjtë klosjan.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “E-Motion: Mobilizimi i Shkollave për Eco-Inovacione në Bashkinë e Klosit” i financuar nga IADSA dhe i zbatuar nga Bashkia Klos, me partenerit Karitasin Rrëshen. Drejtuesi i Kampit Veror Klos, Gentian Gjinaj falenderoi fëmijët pjesmarrës në këtë kamp për 7 ditë radhazi si dhe të gjithë organizatorët e finanuesit e projektit në fjalë.
Aktiviteti përmbyllës i kampit veror në klos u ndoq nga afër nga prindërit e fëmijëve si dhe qytetarë të shumtë.

Read more

Local News