Mesnatën e së hënës ka përfunduar afati ligjor për regjistrimin e kandidatëve për kryetar të Bashkive për zgjedhjet e 30 Qershorit. Pas mbylljes së këtij afati, tashmë kanë dalë zyrtarisht edhe emrat e kësaj gare. Për Bashkinë Dibër, kandidaturat e vetme janë Dionis Imeraj i Partisë Socialiste dhe Shkëlzen Qoka Partisë Bindja Demokratike.
Për Bashkinë Bulqizë kandidaturat janë Lefter Alla i Partisë Socialiste dhe Ilir Balla i Partisë Bindja Demokratike.
Në Bashkiinë e Klosit kandidaturat janë Ilmi Hoxha për Partinë Socialiste dhe Bedri Hoxha i Pavarur.
Ndërsa në Bashkinë e Matit ka vetëm një kandidatur, Agron Malaj i Partisë Socialiste. Mesnata e së hënës ka qenë afati i fundit edhe për dorëzimin e listave për anëtarë të këshillit Bashkiak. Në KZAZ 16 për Bashkinë e Matit, kanë dorëzuar listat plot 13 parti. Burime pranë kësaj KZAZ-je thanë se tashmë do të bëhet verifikimi i listave e do të jetë KQZ që do t’i çertifikojë ato.