Ka përfunduar i gjithë procesi i maturës shtetërore pas përfundimit të provimeve dhe shpalljes së rezultateve. Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha tha se i gjithë procesi ka kaluar pa probleme. Ajo shtoi se pjesa më e madhe e maturantëve kanë ruajtur nivelin e tre viteve, edhe në provimet e maturës shtetërore. Një tjetër detaj sipas Tushës është edhe numri më i vogël i mbetësve krahasuar me vitin e kaluar.
Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore, Mat, Shpresa Tusha tha se tashmë maturantët që duan të ndjekin studimet e larta, duhet të fillojnë nga puna për përzgjedhjen e degëve, natyrisht duke iu referuar pikëve që dalin nga të gjitha provimet.
Aplikimet për në unniversitete do të bëhen nga data 25 Korrik deri me datë 5 Gusht, ku nga praktika e viteve të kaluara, ditët e aplikimeve do të ndahen me rajone.