Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit në Bashkinë e Matit numri i klasave kolektive të mbyllura është i papërfillshëm. Fillimi i vitit të ri shkollor një vit më parë solli mbylljen e 14 klasave kolektive në Mat, ndërsa këtë vit janë mbyllur vetëm 2. Bëhet fjalë për shkollën anekse të fshatit Shoshaj dhe atë të fshatit Bushkash.
Në këtë të fundit mësohet se mësonin vetëm 6 nxënës këtë vit e për këtë arsye ata janë transferuar në shkollën e mesme të Përgjithshme “Gjergj Kastrioti” në Baz. Banorët e zonës e lidhin fenomenin e uljes së numrit të nxënësve me largimet e mëdha nga fshati në vitet e fundit.
Dikur në këtë shkollë mësonin rreth 290 nxënës, ndërsa sot janë vetëm fëmijët e kopshtit. Fenomeni i mbylljes së klasave kolektive është i përhapur në të gjithë vendin, duke bërë që shumë shkolla sidomos në fshatra të mbyllen.