Vetëm pas pak ditësh nis edhe periudha e shtimit natyral të peshkut në liqenin e Ulzës, një periudhë që peshku i këtij liqeni kërkon terren për lëshimin e vezëve. Ndërkohë, momentalisht niveli i ujit në liqen është i favorshëm për këtë proces biologjik, ku sipas ekspertëve ndihmon shumë në shtimin e ekonomisë nënujore të këtij baseni.

Ekspertët e peshkimit thonë se habitati më i mirë për shtimin natyral të peshkut Krap apo llo0jeve të tjera është pjesa nga fshati rrethe Baz deri në Rukaj. Duke qenë se kjo zonë është e mbushur me bimësi, atëherë kjo është ideale për lëshimin e vezëve nga peshqit.

Nga ana tjetër, specialistët e peshkimit këshillojnë të bëhet shumë kujdes me peshkimin në këtë periudhë pasi mund të dëmtohen peshqit të cilët dalin në këtë zonë për të lëshuar vezët. 

Vitin e kaluar ndalimi i gjuetisë në basenet ujore Uklëz e Shkopet është bërë në të njëjtën datë nga 25 Prilli deri me datë 25 Maj, por kjo mbetet për tu parë pasi kjo periudhë përcaktohet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.