Pas disa muajsh më në fund firma mirëmbajtëse e rrugës nacionale Skuraj – Burrel është kujtuar për të mbyllur gropat që ishin hapur në aksin prej 36 kilometrash. Ashtu siç ka ndodhur edhe me herët e tjera, edhe këtë radhë gropat janë mbushur po në atë mënyrë, vetëm duke ju hedhur asfaltin. Edhe pse specialistët këshillojnë se më parë duhet bërë prerja e asfaltit rreth gropës, hedhja e shtresave e më pas mbushja me asfalt të ri, kjo gjë nuk ka ndodhur as këtë radhë.
Drejtuesit e automjeteve thonë se zgjidhja e vetme është riasfaltimi i të gjithë rrugës njëherësh, ndryshe situata do të rikthehet shumë shpejt si më parë. Por ka edhe nga ata që thonë se më mirë kështu sesa me gropa të mëdha. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që aq e dosmodoshme por edhe panoramike të marrë vëmendjen e merituar dhe të investohet në të jo vetëm për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve por edhe për t’i shërbyer turizmit.
Rruga Burrel – Skuraj ka probleme të mëdha me karrexhatën, ku veç gropave e mungesës së sinjalistikës, në shumë vende ka çedime.