Në kuadër të datës 12 Maj që është dita ndërkombëtare e infermierit, Urdhëri i Infermierit Dibër, zhviloloi takimin e radhës me infermier të Matit. Në këtë takim të përvitshëm u vlerësuan edhe disa infermier që punojnë në sistemin parësor shëndetësore dhe institucione të tjera shëndetësore. Fjalën e hapjes e mbajti zëvendëspresidentja e urdhërit të infermierit për Qarkun Dibër, Miranda Lala, ndërsa vetë presidentja e këtij urdhëri, Shpresa Biçi duke vlerësuar kontributin e secilit përgjatë këtij viti, shpalosi edhe objektivat për në vazhdim.
Më pas u shpërndanë katër çertifikata mirënjohjeje lëshuar nga urdhëri i infermierit të shqipërisë. Me këtë çmim moral u vlerësua ekipi i Qendrës Shëndetësore Lis, infermierja Lindita Hidri nga qendra Shëndetësore Klos, infermierja mami në maternitetin e Burrelit, Lutfije Sulaj dhe infermierja Lindita Patlli nga qendra shëndetësore Suç.