Këshilli i Bashkisë Mat është mbledhur këtë të premte për të miratuar pikat e rendit të ditës të cilat në mbledhjen e kaluar nuk morën votat e mjaftueshme.
Këshilli bashkiak e nisi mbledhjen me projekt-vendimin të krijimit dhe mënyrës së organizimit të Agjensive së Funksioneve të Patransferueshme në varësi të Bashkisë Mat. Kjo pikë e rendit të ditës këtë herë mori miratimin e 13 këshilltarëve, ndërsa një votë ishte abstenim.
Edhe pika e radhës “Shqyrtim dhe miratim i riorganizimit të ndërmarrjes së shërbimeve bashkiake, i krijimit dhe mënyrës së organizimit të Agjensisë së Funksioneve të Transferueshme në varësi të Bashkisë Mat”, mori të gjitha votat e nevojshme. Tashmë projekt-vendimet në fjalë do të dërgohen pranë Prefektit për konfirmim.
Tek pika e të ndryshmeve nuk pati kërkesa, pasi ishin ezauruar në mbledhjen e ditës së hënë.