Këshilli i Bashkisë Mat u mblodh këtë të enjte në mbledhjen e radhës me një rend dite të ngjeshur. Plot 14 pika u shqyrtuan në këtë mbledhje, pasi dy prej tyre u shtynë për mbledhjen e ardhshme. Këshilli miratoi me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm fondin 6% të ndihmës ekonomike muaji Qershor 2020. Pas relatimit të Komisionit të Ekonomi-Financës, këshilltarët miratuan edhe Projekt-Vendimin për tavanet përgatitore të shpenzimeve të programeve buxhetore afatmesëm 2021-2023 për Bashkinë Mat. në këtë mbledhje u miratua marrëveshja mes Bashkisë Mat dhe Agjensisë Sllovake për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim për financimin e një terreni sportive. Tjetër marrëveshje që u miratua nga këshilltarët e pranishëm ishte edhe ajo mes Bashkisë Mat e Fondacionit për Autonomi Vendore dhe Qeverisje (FLAG) si dhe vendimet për bashkëfinancim të projekteve.
Këshilltarët miratuan edhe ndryshimet në strukturën e Bashkisë së Matit për t’i hapur rrugë punësimit të drejtuesve të mjeteve të fundit që i janë shtuar flotës së mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve si dhe specialistëve të tjerë të ndërtimit. Mjetet të cilat do të punojnë në rrugë, kanale vaditëse etj, do të kenë drejtuesit e tyre.
Këshilltarët patën në dispozicion edhe informacionin mbi shpërndarjen e ndihmave nga fondi i Emergjencave Civile për familjët në nevojë gjatë pandemise Covid-19.
Dhe në fund në këtë mbledhje u ngrit komisioni i etikës prane Bashkisë Mat i përbërë nga anëtarë me pjesë nga këshilli dhe administrata e bashkisë.