Këshilli i Bashkisë së Matit u mblodh këtë të premte në mbledhjen e radhës, me një rend dite prej 15 pikash.
Këshilli nisi shqyrtimin e pikave një e nga një. Fillimisht këshilltarët të cilët votuan që 7 të kalonte e para, diskutuan projektvendimin për rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Mat. pasi dëgjuan shpjegimet e nevojshme nga specialistët përkatës, këshilltarët e miratuan këtë pikë me të gjitha votat e pranishme. Më pas këshilli miratoi fondin 6% të ndihmës ekonomike për muajin Shkurt 2021. Këshilltarët u njohën edhe me projektvendimin për tavanet përgatitore të shpenzimeve e programeve buxhetore afatmesme 2022 – 2024 për Bashkinë Mat si dhe e votuan atë unanimisht. Pika e radhës e cila gjeti miratim me vota të plota ishte ajo për një shtesë në buxhetin e vitit 2021. Me rritjen e pagave të arsimit 9-vjeçar parashkollor, qeveria ka deleguar shtojcën e fondit që i duhet bashkive dhe kjo ju bashkangjit buxhetit të këtij viti. Më pas këshilltarët miratuan projekt-vendimin për dhënie ndihme financiare, tokë për varreza publike të fshatrave Komsi, Gërman e Kodër-Çerre si dhe dhënie me qera të fondit pyjor e kollusor për ndërtimin e montimin e linjës 220 KV Komsi – Shumat, Operatorit të Sistemit të Transmetimit. 4 vendimet e radhës për hapje rruge në fshatrat Frankth NjA Komis, Baz njësia administrative me të njëjtin emër, e Batërr e Vogël NjA Komsi, morën votat unanime. Këshilli votoi me të gjitha votat e pranishme edhe pikën e 12 për një ndryshim në VKB Nr.5 datë 27.01.2021 për pronën ish poligoni i qitjes, në të cilin po ndërtohen banesat sociale nga Enti Kombëtar i Banesave. Pikë tjetër ishte edhe ajo për miratimin dhënie ndihme financiare emergjente për 13 familjet e dëmtuara nga rrëshqitja e trojeve gjatë muajve Janr e Shkurt të këtij viti.