Këshilli i Bashkisë së Klosit zhvilloi sot mbledhjen e radhës. Pika e parë e rendit të ditës ishte për miratimin e projekt-vendimit për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike, fondit 6% për periudhën Shtator 2019 dhe rojekt-vendimin e personave me aftësi të kufizuar për muajin Tetor 2019. Po ashtu në këtë mbledhje u miratua edhe projekt-vendimi për trajtim financiar të familjeve të pastreha me bonus qeraje. Në këtë mbledhje ishin vetëm 11 nga 21 këshilltarët e këshillit bashkiak të cilën vendosën edhe për projekt-vendimin e listës së përdoruesve të tokës bujqësore.
Këshilli miratoi edhe fondet për tarifat dhe shpërblimet për organizatorët e aktiviteve për vitin 2019 si dhe dhënie ndihme financiare për familje në nevojë. Pika e gjashtë e rendit të ditës nuk u miratua, e cila ndoshta ishte edhe ndër pikat më kryesore në këtë mbledhje. Dosjet e familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit do të vazhdojnë të qëndrojnë në bashkinë e Klosit pasi ende nuk janë gati, çka mund të dështojnë edhe me afatet kohore e ligjore.
Në pikën e të ndryshmeve, ishin vetë qytetarët që kërkuan zgjidhjen e problemeve të tyre në prani të këshillit.