Këshilli bashkiak Mat është mbledhur këtë të enjte në mbledhjen e radhës për muajin Korrik, ku këshilltarët diskutuan të gjitha pikat në rendin e ditës.

  Pas miratimit të rendit të ditës, Këshilli nisi shqyrtimin e pikave një e nga një, duke miratuar fillimisht me votë unanime pikën mbi projekt-vendimin e ndihmës ekonomike nëpërmjet fondit 6% për muajin Qershor. Më pas, me relatimin e komisionit të ekonomisë, këshilltarët miratuan projekt-vendimin për tavanet përfundimtare të shpenzimeve të programeve buxhetore afatmesme 2025 – 2027 të Bashkisë Mat. Në pikën e tretë këshilltarët miratuan buxhetin për aktivitetin festiv të “31 Korrikut”. Ndërkohë, në pikën e katërt këshilltarët miratuan një fond ndihme për një familje të dëmtuar nga rënia e zjarrit, ndërsa në pikën pasardhëse u diskutua dhe u miratua menaxhimi dhe arkëtimi i tarifës së shërbimit të ujitjes për vitin 2024.

Këshilltarët morën informacion në analizën vjetore të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pyjeve, ndërsa në fund disktuan kërkesat e ndryshme të qytetarëve që ishin përfshirë tek pika e të ndryshmeve.