Mblidhet Këshilli Bashkiak Mat Këshilli i Bashkisë së Matit është mbledhur këtë të Enjte në mbledhjen e fundit të zakonshme për këtë sesion.

Mblidhet Këshilli Bashkiak Mat  Këshilli i Bashkisë së Matit është mbledhur këtë të Enjte në mbledhjen e fundit të zakonshme për këtë sesion.

Mblidhet Këshilli Bashkiak Mat Këshilli i Bashkisë së Matit është mbledhur këtë të Enjte në mbledhjen e fundit të zakonshme për këtë sesion. Pas miratimin në parim të rendit të ditës, këshilli nisi shqyrtimin e pikave një e nga një. Këshilltarët e pranishëm miratuan unanimisht projekt-vendimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Qershor 2026. Po ashtu, pas diskutimeve këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan dokumentin e parë të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029. Me të njëjtin argumentim u shqyrtua dhe miratuan tavanet përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029, faza II. Pika që mori më shumë diskutime në këtë mbledhje ishte ajo për listës së poseduesve jopronarë në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Mat, shpallur me VKM-në Nr.715, datë 26.11.2025. Këshilltarët e opozitës kërkuan më shumë informacion në lidhje me aplikimet, ndërsa ky projekt-vendim mori miratimin e këshilltarëve të majtë. Në fund u miratua projekt-vendimi për dhënie ndihme financiare për 3 familje në nevojë.