Është mbledhur këtë të Mërkurë Këshilli Bashkiak i Bulqizës, ku diskutoi plot 17 pika në rendin e ditës. Këshilli e nisi mbledhjen me miratimin e ndihmës ekonomike të fondit 6% për muajin Prill 2024. Pesë pikat e radhës ishin për dhënie ndihme financiare për familje në nevojë. Ndërkohë, Këshilli miratoi më pas edhe listën e familjeve në nevojë që kanë aplikuar për bonus qeraje.
Tjetër pikë e rëndësishme në këtë mbledhje këshilli ishte edhe ajo për një shtesë në buxhetin e vitit 2024.
Ndërkohë, këshilltarët kishin kërkuar informacion në lidhje me punën e bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Rrugëve Rurale dhe Mjeteve të Transportit gjatë periudhës Maj 2023 – Maj 2024 si dhe planifikimin e bërë nga kjo drejtori për periudhën në vazhdim.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin edhe banorë të fshatrave të Bulqizës të cilët kërkuan më shumë angazhim nga Bashkia e Bulqizës në mirëmbajtjen e rrugëve rurale pasi gjendja e tyre është shumë e keqe. Një tjetër shqetësim i ngritur nga qytetarët e pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe ai i sistemimit të linjës së transportit brenda bashkisë dhe atij ndërqytetas