Këshilli i Bashkisë së Matit zhvilloi këtë të premte një mbledhje jashtë radhe. Duke qenë se mledhja u zhvillua me kërkesë të Bashkisë në rendin e ditës ishin vetëm 4 pika.
Sink… Elisa Gjasta – Kryetare e Këshillit të Bashkisë Mat
Shqyrtimi i pikave nisi me projekt-vendimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit të projektit “Më shumë alternativa për Edukimin dhe Integrimin social – ekonomik të të rinjëve në Mat”, midis Bashkimit Evropain dhe Bashkisë së Matit. Këshilltarët u njohën me projektin nga bashkia, ku bë e ditur me detaje. Projekti në fjalë konsiston në hapjen e një shkolle profesionale në qytetin e Burrelit. Pasi mësuan të gjitha detajet e projektit, këshilltarët e miratuan atë unanimisht. Duke qenë se projekti financohet nga Bashkimi Evropian, në pikat dy dhe tre të rendit të ditës kishin të bënin me ndryshimin në buxhet, si përfshirja e fondit të financimit 95% nga BE dhe fondi 5% nga Bashkia e Matit.
Edhe këto dy pika këshilltarët i miratuan me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm.
Në pikën e katër ttë rendit të ditës këshilli shqyrtoi dhe diskutoi projekt-vendimin për sistemimin e hapsirave publike të unifikuara në rrugën “Rexhep Pash Mati” në qytetin e Burrelit. Por gjatë diskutimit, këshilltarët konstatuan mungesë të detajeve të projekt-vendimit, duke vendosur shtyrjen e tij për mbledhjen e ardhshme.