Sensibilizimi ndaj të riut Klodian Ceka nga fshati Shëlli i Njësisë Administrative Macukull në Bashkinë e Matit ka qenë i jashtëzakonshëm nga shqiptarët brenda dhe jashtë kufijëve të Shqipërisë. Megjithatë, familjarët thonë se ende nuk është plotësuar shuma e nevojshme prej 40 mijë eurosh që i duhet Klodianit për t’i bërë transplantin e gjakut në një nga spitalet turke.
Familjarët e Klodianit shprehen se 80% e shumës së nevojshme është siguruar falë donacioneve të dhënë nga qytetarë brenda dhe jashtë kufijëve të Shqipërisë.
Ndërkohë, mjekët i kanë caktuar datën 10 Korrik për të shkuar në Turqi, ku dhe do t’i nënshtrohet procedurës për transfuzionin total të gjakut.
Duke falenderuar çdokënd që ka kontribuar për djalin e tyre, familja Ceka bën edhe një apel të fundit, që të plotësojë shumën e nevojshme për ta dërguar djalin në Turqi.
Mënyrat e kontributit mbeten të njëjta, në llogarinë bankare, GoFundMe dhe drejtpërdrejtë tek vetë familja Ceka.
Llogaritë ku mund ta ndihmoni


https://www.gofundme.com/f/share-please-help-mesurvive-i-am-29-years-old?utm_campaign=p_cp+share-sheet&utm_medium=copy_link_all&utm_source=customer