Në kuadër të ristrukturimit të organizmave të qeverisjes vendore, sipas udhëzimit të Ministrisë për Pushtetin Vendor, Këshilli i Bashkisë Mat, zhvilloi këtë të enjte një mbledhje jashtë radhe.
Pas miratimit të rendit të ditës këshilltarët nisën shqyrtimin e pikave një e nga një. Pika e parë ishte për një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak të datës 20 Shtator të këtij viti “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit të agjencisë së funksioneve të patransferueshme në varësi të Bashkisë së Matit”. Për këtë referuan drejtues të Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe komisioni përkatës në këshill. Ky i fundit tha se ishte njohur me projekt-vendimin në mbledhjen e një dite më parë dhe dha aprovimin për tu miratuar si pikë. Kjo pikë e rendit të ditës u miratua me të gjitha votat e antërave të pranishëm. Edhe pika pasardhëse ishte me tematikë të njëjtë atë të ndryshimit të VKB 64 datë 20.09.24 për “Riorganizimin e Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake” në agjenci. Edhe kjo pikë e rendit të ditës mori të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm.