Drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor e ato të pushtetit vendor raportuan këtë të premte para Prefektit Nexhbedin Shehu e Nënprefektit të Matit Hasan Pasha, realizimin e detyrave të lëna nga mbledhja e kaluar. Po ashtu, ata bënë të ditura edhe problemet me të cilat janë përballur gjatë muajit që po lëm pas. Ndërkohë, Prefekti Nexhbedin Shehu, iu kërkoi Zyrave Vendore Arsimore Mat e Klos, që të jenë vigjilente me situatën e mundshme të koronavirusit, të porositin drejtuesit e shkollave dhe mësuesit për trajnimin e vazhdueshëm të fëmijëve për higjenën personale.
Nga ana tjetër, prefekti Nexhbedin Shehu tha se vijon puna për mbylljen e procesit të adresarit, duke kërkuar edhe njëherë angazhim maksimal nga strukturat vendore dhe qytetarët që të bashkëpunojnë për ta finalizuar sa më parë.