Këshilli i Bashkisë së Matit zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës të tij ku në rendin e ditës ishin parashikuar 10 pika.
Këshilltarët miratuan fondin 6% të ndihmës ekonomike për muajin Gusht, pasi dëgjuan edhe raportin e përfituesve të fondit 6% për periudhën Dhjetor 2020 – Korrik 2021. Në pikën e tretë të rendit të ditës, ishte parashikuar projekt-vendimi për marrëveshjen e partneritetit midis Bashkisë Mat dhe shoqatës “Vizion OJF”, për hapjen e shkollës profesionale në qytetin e Burrelit. Kjo pikë vijojnte si proces i mbledhjes së kaluar si dhe mori të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm. Në pikën e katër të rendit të ditës ihste parashikuar përdorimi i fondit të kushtëzuar për Mbrotjen Civile, fond i cili do të përdoret për blerje pajisjes për punonjësit e terrenit. Pika e radhës ishte për miratimin e listës së të pastrehëve në Bashinë Mat. Kjo pikë mori debat në këshill, ku pas diskutimeve, unanimisht këshilltarët vendosjen shtyerjen e kësaj pike, duke vendosur që në mbledhjen e ardhshme të paraqiteshin të gjitha kërkesat e bëra nga qytetarët. Në pikën pasardhëse këshilli miratoi dhënie subvencioni qeraje. Projekt-vendimi për sistemimin e hapsirave publike të unifikuara në rrugën “Rexhep Pash Mati” në Burrel u shty sërisht për mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak.
Dritan Kurti