Pas miratimit në parim, këshilltarët nisën shqyrtimin e pikave një e nga një. Këshilltarët miratuan me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm projekt-vendimin për ndihmën ekonomike të fondit 6% për muajin Korrik. Më pas këshilltarët diskutuan pikën e radhës dhënien e statusit të pastrehë 8 familjeve aplikuese në Bashkinë Mat dhe e miratuan atë me 12 vota pro e një kundër. Në pikën e radhës këshilltarët diskutuan shtesën në buxhetin e vitit 2024. Pas sqarimeve të nevojshme të dhëna nga drejtues të zyrës së financës në lidhje me këtë shtesë e cila vjen si grand nga qeveria për rritjen e pagave, këshilltarët e miratuan me votat e nevojshme. Pika pasardhëse ishte për ndryshim në buxhet pasrendëse e pikës p 5 të rendit të ditës. Edhe kjo pikë u miratua me votat e naëtarëve të pranishëm. Në pikën e radhës këshilli shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimin për përdorimin e fondit të kontigjencës për vitin 2024. Këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje miratuan edhe marrëveshjen e bashkëpunimit midis Bashkisë Mat dhe Agjensisë Shtetërore të Kadastrës. Në pikën e të ndryshmeve u diskutuan kërkesa të ardhura nga qytetarët.