Këshilli i Bashkisë së Matit ka zhvilluar këtë të hënë mbledhjen e fundit të legjislaturës 2019 – 2023. Këshilltarët e zgjedhur në vitin 2019 mbyllën një mandat të plotë në Këshillin Bashkiak Mat. në këtë mbledhje të fundit ishte vetëm një pikë në rendin e ditës, ato për miratimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Prill.
Për shkak se ishte në përfundim mandati, Këshilli nuk mori vendim për dy kërkesa të paraqitura tek pika e të ndryshmeve, kërkesa të cilat i la që t’i shqyrtonte këshilli bashkiak i dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Në këshillin bashkiak të mandatit katër vjeçar 2023 – 2027 do të jenë këshilltarë të rinj dhe një pjesë e vogël e këshilltarëve aktual do të vijojnë të jenë në parlamentin lokal të Bashkisë së Matit.
Me mbledhjen e fundit të këshillit të mandatit të sapo mbyllur, i hapet rrugë kostituimit të këshillit të ri i cili pritet të mblidhet brenda pak ditëve.