Kjo është pjesa lindore e fshatit Suç në Bashkinë e Klosit. Siç shihet edhe nga pamjet, Bregu i lumit Mat është kthyer në pritës të mbeturinave të ndryshme të hedhura nga banorët dhe bizneset. Për banorët që jetojnë aty, kjo situatë është e tillë prej vitesh. Ata shprehen se nuk kanë ku t’i hedhin mbeturinat pasi mungojnë kontenjerët. Dhurata Gjinaj thotë se vendosja e koshave është shumë e domosdoshme pasi jo vetëm bregu i lumit është mbushur me mbeturina, por edhe kanalet apo rrugët brenda fshatit. Fshati Suç është ndër fshatrat më fushor të Klosit, sëcilin rruga nacionale Klos – Burrel e ndan përmes. Por megjithëse Bashkia e Klosit prej tre vitesh, mbulon me shërbimin e grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave shumë fshatra që kanë rrugë të asfaltuar, në këtë fshat mungon. Për të zgjidhur këtë problem, por edhe për të nxitur frymën e reagimit qytetar për t’i kërkuar Bashkisë Klos zgjidhje, në fshatin Suç ka nisur implementimi i projektit “Advokaci komunitare”, financuar nga LëvizAlbania, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.