Hedhja e mbeturinave të konsumit të përditshëm në natyrë është problemi më i madh me të cilin po përballet ambjenti. Me gjithë shtrirjen e sipërfaqes së mbulimit me kontenier, situata vijon të mbetet problematike.
Ky është një grumbull mbeturinash i hedhur buzë rrugës nacionale në fshatin Baz të Bashkisë së Matit. Në mungesë të kontenierit afër banesave, banorët kanë përdorur këtë vend për të hedhur mbeturinat e tyre të konsumit të përditshëm.
Ata shprehen se nuk duan ta ndotin mjedisin, por nuk kanë vend tjetër ku të depozitojnë mbeturinat:
Situatë problematike nga ndotja e mbeturinave mbetet edhe pranë urës së Karicës. Edhe në këtë zonë, mbeturinat janë hedhur pakriter ndonëse banesat janë shumë larg këtij vendi.

Share
Read more