Disiplinimi i mbeturinave mbetet ende një problem shqetësues për vendin tonë. Megjithë nismat e ndërmarra deri tani çështja nuk është zgjidhur pasi ka një kosto të madhe.
Në vitin 2016 me një vendim të ministrit të atëhershëm të mjedisit, iu kërkua pushtetit vendor që të pastronte territorin e tij si dhe të vendoste kontenjer pranë banorëve. Por për pushtetin vendor të dalë nga Reforma Administrative Territoriale e vitit 2015, kjo ishte një kosto shtesë dhe shumë e madhe për buxhetin e tyre.
Megjithatë, Bashkitë nisën vendosjen e kontenjerëve në zonat apo fshatrat ku rrugët ishin të asfaltuara, përfshirë këtu edhe rrugët nacionale. Në Bashkinë e Klosit, ndoshta një ndër rrugët që i mungojnë kontenjerët në të gjithë gjatësinë është ajo nga qyteti deri tek vendi i quajtur Ura e Lusës ku dhe ndan me Bashkinë e Matit. Në mungesë të kontenjerëve, mbeturinat hidhen pioshtë rrugës, siç është rasti në fshatin Suç.
Ndonëse në këtë fshat kontenjerët janë vendosur pranë gjimnazit “Haxhi Lata”, mungesa e tyre përgjatë rrugës, ka bërë që banorët të përdorin ambjentin e hapur.
Rugët nacionale janë impakti i parë që kanë të huajt me vendin tonë, ndaj dhe është kërkuar në këto vite me insistim të mbahen pastër.