MBETURINAT NË GURRË, BANORËT KËRKOJNË VENDOSJEN E KOSHAVE

MBETURINAT NË GURRË, BANORËT KËRKOJNË VENDOSJEN E KOSHAVE

Mungesa e koshave të mbeturinave ka bërë që mbeturinat që dalin nga konsumi i përditshëm i banorëve të fshatit Gurrë e Vogël në Bashkinë Klos të hidhen vend e pa vend. Më shqetësuese situata është në përroin që vjen nga fshati Gurrë e Vogël në drejtim të fshatit Rripë. Siç duket nga pamjet, në mungesë të kontenjerëve, banorët i kanë hedhur mbeturinat në përrua duke shkaktuar ndotje të madhe mjedisore. Por vetë banorët deklarojnë se nuk do e bënin një gjë të tillë nëse do të kishte kontenjer. Oltjan Hajdini shprehet se është e papranueshme që në vitin 2026 të mos ketë shërbim të grumbullimit dhe tërheqejes së mbeturinave në këtë fshat. Ai deklaron se do të paguante çdo detyrim ndaj Bashkisë vetëm që të vendosen koshat e mbeturinave kudo. Situata me ndotjen e mjedisit nga mungesa e kontenjerëve vijon të jetë një problem i shtuar për shumë fshatra të Bashkisë Klos.