Policia e shtetit ka arrestuar nje 47 vjeccar me profesion avokat, pasi dyshohej se kryente kultivim dhe trafik te lenedeve narkotike dhe armeve. Sipas burimeve zyrtare te policise i arresuar eshte Endrit Demiri pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Pëllumbas të Tiranës, iu sekuestrua një arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak dhe jelek anti-plumb. Armatimet u gjetën në bodrumin e banesës që sipas policisë dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve. Endrit Demirit 47 vjeç, banues në Tiranë, iu sekuestruan 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehra dhe një jelek antiplumb si i Policisë. Policia e Shtetit thotë se vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë”.