E pozicionuar në një vend strategjik në mesin të malit, por dhe një zonë me bukuri të shumta natyrore, kjo festë e rëndësishme për bëktashijnjët mbledh çdo vit qindra besimtarë. I pranishëm në këtë pelegrinazh ishte edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Dede Edmond Brahimi ku dha mesazh të fortë për të ruajtur një familje të shëndoshë pasi shoqëria ka shumë nevojë në këto kohë.
Kryetarja e Bashkisë Bulqize Festime Mjeshtri tha se kjo ditë i bashkon njerëzit duke i sjellë më afër njëri – tjetrit. Ajo shtoi se institucioni që ajo drejton do të punojë fort për të lehtësuar sa më shumë aksesin e besimtarëve në këto vende të shenjta.
Pjesmarrësit në këtë pelegrinazh u shprehën se e ndjekin çdo vit dhe se aty gjejnë qetësi shpirtërore.
Ballëm Sulltani është personaliteti më i madh në Bektashizëm pas Haxhi Bektash Veliut dhe konsiderohet si Piri i dytë në Bektashizëm. Historia e tij i përket përpara viteve 1600.
Edhe sot besimtarët shkojnë në vendin e shenjtë në Ballem Sulltan, ku luten e gjejnë shërim për hallet dhe problemet e tyre. Të shumtë janë ata që vendosin të kalojnë natën aty, në shpellën disi mistike pranë mezareve, e temperaturat qëndrojnë njësoj si dimër e verë. Dikur të vjetërit tregonin mjaft histori për këtë vend, duke e bërë edhe më tërheqës.
Dritan Kurti