Maturantët në të gjithë vendin i kanë dhënë fund këtë të hënë provimeve të Maturës Shetërore. Ato u testuan kwtw tw hwnw në lëndët me zgjedhje, duke mbyllur një fazw që i hap rrugë garës për në universitete. 210 maturantët e gjimnazeve të Bashkisë Mat, u testuan në ambjentet e gjimnazit “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit. Provimi nisi fiks në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta. Maturantët që ishin pjesë e këtij provimi e vlerësuan testin të lehtë dhe se prisnin rezultat maksimal.

Edhe 102 maturantët e Bashkisë së Klosit u testuan këtë të hënë në lëndët me zgjedhje. Në të dy qendrat e provimit si në Burrel ashtu edhe në Klos i gjithë procesi është zhvilluar normalisht dhe se nuk ka patur asnjë problematikë të evidentuar.