Pas daljes së përgjigjeve të provimit të fundit të Maturës Shetërore që është në lëndën me zgjedhje. Afërsisht 320 maturantë të rrethit Mat ishin pjesë e këtyre testimeve të Maturës Shtetërore 2023. Pas marrjes së këtyre përgjigjeve, maturantët do të nisin të bëjnë llogaritë për aplikimet për në universitet. Gjatë procesit të aplikimit për në universitet maturantët do të duhet të njihen me kriteret e universiteteve, kuotat e pranimit etj.

Por fillimisht duhet të mbyllet procesi i ankimimeve. Të gjithë maturantët që kanë patur pakënaqësi në rezultatin e provimeve të Maturës Shtetërore, deri këtë të hënë kanë patur mundësinë që të ankohen. Ndërkohë, nga sot e deri me datë 7 Korrik, do të verifikohen të gjitha ankesat e maturantëve në të gjithë vendin.

Pas mbylljes së këtij procesi, pritet të shpallen edhe datat kur maturantët do të duhet të bëjnë pagesën e aplikimit për në universitet më pas do të bëjnë procesin e raundit të parë. Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet një udhëzimi të nxjerrë pak ditë më parë, njoftoi se raundet e konkurimit për në universitete do të bëhen me 2, nga 3 që ka qenë vitet e kaluara. Ndërsa, mësimi në universitete do të nisë me datë 2 Tetor.