Maturantët u testuan këtë të enjte në provimin e fundit të maturës shtetërore të këtij viti, atë në lëndët me zgjedhje. Maturantët e nisën provimin në orën 10:00 dhe dolën prej sallash në orën 12 e 30 minuta. Shumica prej tyre e konsideruan të lehtë provimin, ndoshta kjo edhe për faktin se lëndët në të cilat u testuan, i kishin zgjedhur vetë. Koha në dispozicion ka qenë e mjaftueshme prej 150 minutash. Për maturantët është herët të mendohet për degët e fakulteteve që do të konkurojnë. Tashmë pritet që përgjigjet e 4 provimeve të dalin njëherësh, e vetëm pas këtyre rezultateve maturantët do të nisin të bëjnë llogaritë e pikëve që ju duhen për të shkuar në shkollën e lartë.