Maturantët japin provimin e gjuhës së huaj

Maturantët japin provimin e gjuhës së huaj

Maturantët në mbarë vendin i janë nënshtruar këtë të martë porivimit të parë të Maturës Shtetërore në lëndën e Gjuhës së Huaj. Maturantët u paraqitën pranë qendrave të provimit në orën 8:30, ku u futën brenda në bazë të listës emërore, ndërsa ju nënshtruan kontrolleve të rrepta. Maturantët e gjimnazeve të Bashkisë Mat, u grumbulluan pranë gjimnazit “28 Nëntori”, i cili këtë vit është pritësi i të gjitha provimeve të Maturës Shtetërore. 183 maturantë nga dy gjimnazet e qytetit të Burrelit dhe gjimnazet në njësitë e tjera administrative të bashkisë Mat testuan njophuritë e tyre në lëndën e Gjuhës së Huaj nga ora 10:00 deri në orën 12:30 minuta. Ndërkohë, në Bashkinë Klos u testuan në këtë provim të parë 92 maturantë, të mbledhur nga të gjitha gjimnazet dhe shkollat e mesme të bashkuara në ambjentet e gjimnazit “Shaban Çollaku”. Sakaq, mësohet se procesi i provimit në të dy bashkitë është zhvilluar normalisht dhe pa probleme. Edhe shkalla e vështirësisë së testit, sipas maturantëve të pyetur, ka qenë e një niveli mesatar Vetëm një javë më vonë, me 9 Qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.