Në kuadër të Planit Kombëtar të Zhvillimit të Turizmit për vitin 2020, me kërkesë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe me koordinim të prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua këtë të premte një aksion për pastrimin e territorit në të katër bashkitë e Qarkut. Në këtë aksion u angazhuan punonjës të administratës vendore në katër bashkitë si dhe të institucioneve qëndrore në nivel vendor. Bashkia e Matit u angazhua me punonjësit e saj në pastrimin e territorit jo vetëm brenda qytetit të Burrelit por edhe në rrugët nacionale. Kjo është edhe arsyeja e nismës që sezoni turistik i këtij viti të gjejë dukshëm më të pastër territorin. Gjatë kësaj të premteje është pastruar aksi nacional Burrel – Shkopet, ai Burrel – Ura e Lusës, qendrat e njësive administrative, rrugët rurale etj. Kjo nismë e ministrisë së mjedisit për të pastruar territorin vijon nga viti i kaluar dhe është shtrirë në të gjithë vendin.