Mati, tri ditë në festë në kuadër të “31 Korriku”

Mati, tri ditë në festë në kuadër të “31 Korriku”

Mati, tri ditë në festë në kuadër të “31 Korriku” Në kuadër të kryengritjes mbarëpopullore matjane, asaj të 31 Korriktu të vitit 1943, Bashkia e Matit ka planifikuar organizmin e një feste për tre ditë me radhë. Nga data 31 Korrik deri me datë 2 Gusht, sheshi “Ahmet Zogu” do të presë qindra qytetar për të festuar nën tingujt e ndryshëm të muzikës. Për natën e parë të këtyre festimeve do të përfermojnë në festën e miqësisë këngëtarët, Eugena Aliu, Fjorela, Ori Buna dhe Artan Kola. Ndërkohë në netët në vijim do të performojnë këngëtarët Endri e Stefi Prifti, Orgito Dapa, Gerta Mahmutaj, Lorenc Hasrama dhe Valdrin Mustafa. Tre netët festive pritet të mbledhin qindra qytetar jo vetëm të qytetit të Burrelit por gjithë krahnës së Matit. Aktivitetet në nderim të “31 Korrikut” do të nisin që paraditen e së premtes për të vijuar më pas me festën e cila starton në orën 20:00 në sheshin “Ahmet Zogu”. “31 Korriku” i vitit 1943 mbetet ngjarja më e rëndësishme e historisë së luftës së Matit ku 3000 burra u bënë bashkë për të luftuar pushtuesit e huaj.