Që prej së Hënës i gjithë Qarku i Dibrës ka përfituar më shumë lehtësira sa i përket masave të autoriteteve shëndetësore ndaj Covid-19 për shkak të përfshirjes në zonën e gjelbërt. Shumë biznese u lejuan të rifillonin aktivitetin e tyre, ndërsa u hoq edhe marrja e autorizimit për lëvijen e mjeteve brenda qarkut Dibër. Ndonëse qytetarët pothuajse ju kthyen jetës normale, opër autoritetet nuk është e njëjta gjë. Grupe të punës nga inspektoriati shëndetësor, ai i punës dhe AKU kanë dalë në terren për të monitoruar zbatimin e masave anti-covid. Ndonëse bizneset do të vijojnë aktivitetin e tyre, ata duhet patjetër të zbatojnë masat e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë. Pajisja e personelit me maska e doreza, afishimi i posterave informues mbi Covid-19 dhe zbatimi i distancës, do të jenë kushtet që bizneset duhet të plotësojnë për të vijuar aktivitetin e tyre. Në rast të moszbatimit të këtyre masave, ata do të gjobiten nga grupet e kontrollit që do të jenë vazhdimisht në terren deri në përfundim të situatës së krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.