Mati me Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik/Linjë Kolaudimi Lajmi behet i ditur nga Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja.

Me tej ne postimin e tij ne facebook Gonxhja shkruan:

Mati me Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik/Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi, për tërë shërbimet me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6,000 mjete rrugore dhe mbi 13 mijë drejtues mjeti!

😇 I vijmë në ndihmë komunitetit duke shkurtuar distancat, ulim kostot për sektorin dhe u kursejmë kohë qytetarëve dhe subjekteve që për kryerjen e shërbimeve me mjetin, për testime, certifikime e praktika të shumta duhet të udhëtonin drejt Peshkopisë, me një distancë rreth 162 km (3 orë e 20 minuta mesatarisht vajtje – ardhje)!

🤝 Investimi 100% nga DPSHTRR, pas kalimit të pronësisë së truallit si rezultat i bashkëpunimit me Bashkinë Burrel, tashmë në fazë prokurimi për ndërtimin e veprës! 👍🙌✔️

🤩 Shërbime publike që përmirësojnë jetën e qytetarëve!