“Mati im”, projekti i ri muzikor i “Bojni Band”
Grupi i mirënjohur muzikor “Bojni Band”, është në realizimin e projektit të ri më të fundit të titulluar “Mati im”. Me tekst të Ana Bojni, kompozim të kompozitorit të madh Naim Gjoshi dhe orkestrim të Klodian Qafokut dhe Elton Nezirit, kjo këngë synon të motivojë të gjithë matjanët e larguar ndër vite në emigrim, të rikthehen në vendlindjen e tyre. Kënga interpretohet nga solistet e grupit, Katerina, Xhesilda dhe Gledisa. Drejtuesi i grupit “Bojni Band”, Kujtim Bojni tha se kjo këngë vjen në një moment që duhet reflektim për të gjithë ata që janë larguar për arsye të ndryshme nga Mati që ta kthejnë kokën nga vendi ku u lindën dhe u rritën. Teksti i ndjerë për ata që u larguan nga Mati, ilustrohet më së miri me mesazhin e dy të rinjve që largohen në lulen e rinisë dhe kthehen pas shumë vitesh si prindër të tre fëmijëve.