Numri i te prekureve nga koronavirusi ka arritur ne 23 persona duke ngritur jo pak alarme. per kete situate ka reaguar edhe kryetarit i PD Mat Arjan Lika. Ja mesazhi i ti i leshuar ne facebook Reagimi ne facebook i krryetarit te PD Mat Arjan Lika . Të dashur qytetarë matjanë, të dashur vëllezër e motra,
si gjithë Shqipëria dhe Mati është brenda zonës së kuqe të prekur nga pandemia e Covid 19.
Rreziqet që vinë nga një pandemi e tillë botërore janë serioze. Fuqia infektuese është e jashtëzakonshme, kurat për ta luftuar janë ende të panjohura.
Shenjat e virusit janë të panjohura e kjo e bën më të madh rrezikun.
Të dashur qytetarë matjanë, kjo pandemi botërore rrezikon jetën e shëndetin e të gjithëve.
Në këto momente rreziku e vetmja mënyrë për tu mbrojtur është përgjegjshmëria qytetare.
Kjo është një betejë që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë e secili në mënyrë individuale.
Të dashur vëllezër e motra, është koha për të ndjekur disa rregulla bazë të betejës me këtë pandemi.
Kujdesuni maksimalisht për higjenën personale e të familjarëve tuaj.
Izolimi është e vetmja mënyrë që deri më sot provohet e suksesshme për të shmangur infektimin. Mos neglizhoni shenjat e prekjes nga virusi dhe drejtohuni pa humbur kohë operatorëve shëndetësorë nëse keni të tilla.
Qëndroni në shtëpitë tuaja.
Shmangni takimet me të tjerë e dhënien e duarve.
Shmangni lëvizjet e panevojshme.
Shmangni grumbullimet.
Respektoni rregullat e lëvizjes së kufizuar. Ndihmoni ata që janë më në nevojë. Mbështetni personelin shëndetësor.
Mungesa e përgjegjshmërisë në këto rrethana mund të rrezikojë jetët e shëndetin tuaj.
Institucioneve të pushtetit lokal dhe institucioneve shëndetësore, forcave të rendit të rrethit Mat,
u kërkoj të angazhohen maksimalisht larg propogandës në përballimin e kësaj situate.
Dezinfektimi i rrugëve e ambienteve publike është masë emergjente që duhet të bëhet në mënyrë sistematike.
Autoriteteve lokale u kërkoj të gjejnë mundësinë e lehtësimit apo pezullimit të përkohshëm të taksave vendore për të lehtësuar efektet negative që kjo situatë ka te bizneset dhe aktivitetet ekonomike të qytetit.
PD e degës Mat do ta ndjekë me vëmendje në mënyrë bashkëpunuese situatën dhe zbatimin e këtyre masave.
PD e degës Mat është e gatshme të ofrojë kontributin e vet njerëzor të ekspertëve dhe specialistëve të saj në përballimin e kësaj situate.
Kjo nuk është një betejë politike e partiake,
kjo është një betejë për jetën.
Të dashur vëllezër e motra, tregoni përgjegjshmëri qytetare, respekt dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin.
Të bashkuar e si qytetarë të përgjegjshëm mund t’ia dalim.