Që prej ditës së sotme, Mati mbetet zyrtarisht jashtë hartës me të prekur aktiv nga Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Mat, të cilët dje kanë çuar edhe kampionet që vërtetonin përfundimisht nëse pacientja 16 vjeçare ishte shëruar nga koronavirusi. Ndërkohë këtë të enjte kanë dalë përgjigjet e analizës në Tiranë ku ka rezultuar e pastër me Covid – 19. Mati u përfshi në zonat e prekura me virusin korona në vendin tonë me vetëmn një rast i cili ishte i importuar nga Kruja. Megjithëse rasti doli ende pa u shpallur zonat e gjelbërta në vendin tonë, Matin nuk e përjashtuan duke e futur në këto zona të cilat kanë masa më të lehta shtrënguese. Tashmë Mati nëse nuk do të ketë raste nga burime të reja, do të mbetet në hartën ish zonave të prekura me Covid-19 në vendin tonë. Megjithëse kemi ardhur në këtë pikë, autoritetet shëndetësore, vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes duke të shmangur grumbullimet , përdorimi i maskës, higjena personale etj.