Procesi i vaksinimit kundër Covid-19 po vijon normalisht në Mat. paralelisht me vaksinimin e mësuesve po bëhet edhe për grupmoshën mbi 70-vjeç. Gjatë një vëzhgimi të bërë në qendrën Shëndetësore Burrel, vihet re që vijojnë të paraqiten qoftë nga personeli arsimor e qoftë nga të moshuarit mbi 70 vjeç. Drejtoresha e kësaj qendre shëndetësore, mjekja Sheme Celami tha se nuk ka patur asnjë të vaksinuar që të ketë patur komplikacione pas marrjes së dozës së parë të vaksinës. Celami ju bën apel të gjithë personave mbi 70 vjeç të paraqiten në qendrën shëndetësore dhe të marrin dozën e parë të vaksinës, e pas një muaji dozën e dytë.
Sipas drejtuesve të NJVKSH Mat deri tani janë vaksinuar në të dy bashkitë rreth 700 persona.