Ura një kalimëshe në vendin e quajtur “Komia e Tullave” pjesë e rrugës nacionale Burrel – Klos është bërë sërisht burim aksidenti.
Një 25 vjeçare ra nga ura këtë të martë teksa po transportonte një karrocë me mbeturina të cilat do t’i hidhte në koshin që ndodhet në anën tjetër të urrës.
Por për tju shmangur makinave, ajo u rrëzua aksidentalisht nga ura, duke rënë disa metra në humnerë.
Kanë qenë të afërmit të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga gërmina e më pas është dërguar direkt në spitalin e Burrelit. ndërkohë bluzat e bardha të këtij spitali e nisën drejt Tiranës me helikopter për mjekim më të specializuar.
Ura në fakt është bërë disa herë burim aksidentesh, ku mjete apo këmbësor kanë rënë prej saj. Banorët e zonës thonë se megjithëse e kanë ngritur disa herë si problem, zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Mat Televizion i ka kushtuar disa kronika informative kësaj ure sëcilës më parë i mungonte edhe sinjalitika. Por problem mbetet siguri, si mungesa e hapsirës për të kaluar këmbësorët.