Një ndër problemet madhore të rrugës nacionale Burrel – Skuraj janë edhe veprat e artit. E tillë është edhe ura e Karicës. Ky objekt ka qenë vazhdimisht problem për drejtuesit e mjeteve, ndërsa amortizimi i saj vijon me ritme të shpejta si pasojë edhe e mungesës së mirëmbajtjes.

Pas reagimit të herë pas hershëm të drejtuesve të mjeteve dhe bërjes mediatike të problemit, firma kontratore e mirëmbatjes së këtij aksi ka ndërhyrë këtë të martë, në kohë me reshje shiu, duke mbushur gropat me asfalt. Përdoruesit e kësaj rruge shprehen të habitur për veprimet e firmës mirëmbajtëse që sipas tyre asfalti që po hidhet në kushte të papërshtatshme atmosferike, është jashtë çdo standardi.

Përdoruesit e urës së Karicës shprehen se kjo vepër arti ka një afat skadence që ka përfunduar prej vitesh, ndaj kërkojnë ndërtimin e një ure të re në vend të saj që të mos ndodhë ndonjë tragjedi.