Maturantët japin sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Provimi që zhvillohet në kushte pandemie do të zgjasë 2 orë, ndërsa teza do të përmbajë vetëm pyetje alternative.  

Krahas protokolleve mbrojtëse dhe distancës fizike mes nxënësve, testi do të jetë ndryshe dhe korrigjimi elektronik. 

Specialistët këshillojnë maturantët që të mos e dëmtojnë, pasi nuk dublohet dhe duhet ta plotësojnë si duhet.

Më datë 11 qershor, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më 15 qershor provimin e Matematikës dhe më datë 18 provimin e lëndës me zgjedhje.