Pushtetarë e politikanë në Mat kanë zhvilluar ditën e Fiter Bajramit vizita në Myftininë Mat, ku u pritën nga Myftiu i Matit Agim Tereziu, Administratori i myftinise Mat Fatjon Meta, Imami i xhamise Burrel Anderson Marku,  imami i xhamise Klos Besim Haka, imami i xhamise Komsi Leonard Terziu,  muezini i xhamise Burrel Dhurim Meta.

Fillimisht ishin përfaqësues të Degës së Partisë Demokratike të “Rithemelimit”, Mat, ata që ua uruan festën nga Xhamia e Burrelit besimtarëve myslimanë, ku kryetarja e kësaj dege Denisa Vata uroi që kjo dashamirësi ndaj shtresa në nevojë e përshfaqur gjatë muajit Ramazan të vijojë për ta edhe në vijim.

Në vizitën e tyre në Myftininë Mat, kryetari i Degës së Partisë Demokratike “Zyrtare”, Mat, Arjan Lika dhe përfaqësues të tjerë uruan që Zoti tua pranojë sakrificën besimtarëve që agjëruan gjatë muajit të Ramazanit dhe se fuqia e besimit në Zot të na mbushë me shpresë, se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të kësaj Bashkie e të Këshillit Bashkiak Mat si dhe n/prefekti i Matit Hasan Pasha uruan Bajramin e Madh për më shumë mbarësi në vijim dhe për një agjërim me lutje të pranuara, për çdo besimtar mysliman.