MAT/Plagosi me mjet prerës (thikë) një 17-vjeçar,  shoqërohet në polici personi idyshuar.

0
11

Njoftim i policisë

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 17-vjeçar,  shërbimet e Policisë kapin dhe shoqërojnë në Komisariat autorin e dyshuar.

Rreth orës 08.40,  në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit,  në Komisariat për hetime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.