Grupet e kontrollit për zbatimin e vendimit të Bordit të Transparencës për çmimet e hidrokarbureve janë në terren. Nga vëzhgimi i bërë këtë të hënë, subjektet e tregtimit me pakicë në rrethin Mat nuk kanë vendosur çmim mbi tavanin e bordit të transparencës. Pjesa më e madhe e karburanteve kanë mbajtur çmimin tavan ku nafta tregtohet me 248 lekë dhe benzina me 244 lekë litri. Por ka edhe nga ata subjekte që nuk e kanë prekur tavanin e caktuar nga Bordi i transparencës në shitjen produkteve. Ka pika të shitjes me pakicë që kanë vendosur që çmimin e naftës e të benzinës ta ketë me 20 lekë më lire. Aplikimi i katër së abonimit në këto produkte e ul çmimin edhe me 30 lekë të tjera.
Megjithatë, çmimi i karburanteve në vendin tonë mbetet ende i lartë krahasuar me vendet fqinje. Kjo për shkak se në çmimin e karburantit përfshihen një sërë taksash që vendet e tjera i kanë të ndara.
248 lekë për naftën dhe 244 lekë për benzinën është çmimi për liëtër të këtyre dy karburanteve që do ta blejnë qytetarët shqiptar deri në vendimin e radhës të bordit të transparencës.