Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor numër 16 që përfshin Bashkinë e Matit zhvilloi të premten pasdite mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, partitë politike dorëzuan listat e komisionerëve në të gjitha qendrat e votimit që përfshin kjo KZAZ.
Komisioni do të shqyrtojë të gjithë emrat e paraqitur nëse kanë dokumentacionin e nevojshëm e më pas do të marrë vendimin për t’i miratuar.
Në ditët në vijim KZAZ 16 do të presë emrat e numëruesve të votave nga kolaicionet garuese, partitë politike apo kandidatët e pavarur.
Ndërkohë, Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor numër 16 bën të ditur se janë shpërndarë listat e votuesve në çdo qendër votimi dhe se nga ana e pushtetit vendor është bërë njohja e çdo zgjedhësi me qendrën e tij të votimit. Gjithsesi KZAZ ju kërkojnë qytetarëve që të bëjnë edhe njëherë verifikimet ne listat e shpallura nëse e kanë emrin apo jo.
Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor përbëhet nga Roland Kurti, kryetar, Rustem Nuzi zëvendëskryetar, Kastriot Panavija, Suzana Pasha, Mersim Hysa, Rasim Skura, Nertil Ceni anëtarë dhe Eduart Brahilika sekretar.