Për fermerët e Qarkut Dibër që kanë aplikuar të parët në skemën e përfitimit të naftës falas nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka nisur procesi i shpërndarjes së kartave me sasinë e naftës falas të përfituar nga kjo skemë. Drejtori i Agjensisë së Ekstensionit Bujqësor për Qarkun Dibër, Qatip Doda ishte sot në Mat ku sëbashku me Kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj, Nënprefektin Hasan Pasha, përgjegjësin e sektorit të ekstensionit të Matit, Vebi Stana, ndanë kartat e para me naftë falas të përfituar nga aplikuesit. Doda tha se deri tani kanë aplikuar 850 fermer në të gjithë Qarkun Dibër, ndërsa aplikimet janë të hapura deri me 31 Mars.

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj tha se kjo skemë ju vjen shumë në ndihmë banorëve, ndaj ju bëri apel atyre ta shfrytëzojnëafatin e mbetur për të aplikuar.

Fermerët që janë pajisur me karta, tashmë do të mund ta tërheqin naftën në pikat e karburanteve që janë përcaktuar në kartën mbajtëse.