Lulëkuqja është një bimë e cila kryesisht gjendet në arat e mbjella me grurë, duke bërë që jo vetëm t’i japë parcelës ngjyrën e kuqe por edhe të pengojë bimën e grurit në procesin e fotosintezës. Për pasojë, prodhimi do të jetë më i pakët se sat ë ishte papraninë e lulëkuqes.
Vitin e fundit në të mbjellat me grurë në luginën e Matit ka patur një prani të madhe të lulëkuqes, ç’ka sipas vetë fermerëve ka ndikuar në uljen e rendimentit të prodhimit.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit prezenca e lulëkuqes në parcelat e mbjella me grurë përgjatë luginës është më e vogël. Shumë pak parcela kanë prani të lulëkuqes.
Në shumë parcela të tjera, nuk ka prani të lulëkuqes. Asiduket fermerët kanë ndjekur këshillat e dhëna vitin e kaluar nga specialistët. Këtë të fundit ishin shprehur se për të eleminuar praninë e lulëkuqes në të mbjellat me grurë, duhej që çdo vit të ndërrohet parcela e kultivimit të grurit.
Një tjetër metodë është edhe ajo e spërkatjes, realizimi i sëcilës për të dhënë efektshmëri është më i vështirë.