Rreth 450 maturantë në Bashkitë Mat e Klos janë rikthyer këtë të hënë në shkolla. Ata e nisën procesin e konsultimeve para provimeve të maturës shtetërore, duke iu nënshtruar rregullave të mbrojtjes nga Covid-19. Të 9 godinat arsimore në të dy Bashkitë ishin të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për mbrotjtjen e maturantëve, si piketat e distancimit fizik, maska e doreza, dezinfektat etj. Rreth 600 maturantë janë rikthyer në shkolla në Bashkinë Dibër. Stafet e drejtorive të shkollave të mbështetur edhe nga punonjës të inspektoriatit shëndetësor kanë marrë masat dhe kanë furnizuar me doreza, maska e dezinfektant të gjithë maturantët. Maturantët janë të kënaqur për rikthimin në auditore ndërsa shprehen se këto masa duhet të zbatohen për të mirë të tyre . Drejtoresha e shkollës profesionale iu kërkoi maturantëve që të gjithë vëmendjen ta kenë tek studimet dhe provimet, por duke respektuar rregullat. Përfaqësuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor shprehen se do të jenë në mbështetje të drejtorive të shkollave për gjatë gjithë kohës deri në përfundimin e procesit të provimeve